Vazhdon shtrenjtimi

21:22 / 7.10.2012
Siç ishte paralajmëruar, tetori ka filluar me rritje të çmimeve. Tashmë në treg, përveç bukës, është shtrenjtuar edhe vaji dhe shumë produkte të tjera. Qytetarët ankohen se institucionet dhe bizneset po ua vështirësojnë jetën. Zyrtarë në Odën Ekonomike që i patën paralajmëruar këto shtrenjtime, thonë se ky është vetëm fillimi.

Njëherë u shtrenjtua rryma, pastaj buka, e tani edhe vaji. Kështu, kosovarëve gjithnjë e më tepër po u vështirësohet jeta.

Me të ardhurat e tanishme, qytetarët ankohen se nuk po arrijnë ta mbushin shportën as me produktet elementare të konsumit.

Agim Vokshi, nga Prishtina, thotë se është paralajmëruar se do të ketë shtrenjtim, mirëpo nuk e ka pritur se do të shtrenjtohet jeta deri në këtë masë.

“Jeta gjithnjë po shtrenjtohet, kurse të ardhurat po mbesin të njëjta. Nuk e di se si do t'ia dalim. Me të vërtetë, fajtorë për këtë janë taksat e larta të Qeverisë, por edhe mafia që po funksionon në kuadër të bizneseve. Qeveria me biznese janë bërë bashkë, e po na rrjepin ne si popull”, ankohet Vokshi.

Ankesa të ngjashme kanë edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët javët e fundit kanë qenë dëshmitarë të lëvizjeve të çmimeve në tregun e Kosovës.

Rritjen e pranojnë edhe shitësit, por nuk pranojnë të flasin për media me emër, me arsyetim se kjo do të ndikonte në biznesin e tyre.

“Gjithçka është shtrenjtuar nga pak, e më së shumti vaji. Një litër vaj ka qenë 1.60 euro, tash është 1.90 euro, e në disa vende, edhe 2 euro”, tregon një shitës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.