Vendet e BE kërkojnë 130 miliardë euro për krizën

13:01 / 23.06.2012
Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës, janë pajtuar të kërkojnë një pako të rritjes prej 130 miliardë euro në samitin kryesor të Bashkimit Evropian, që mbahet javën e ardhshme

Kryeministri italian, Mario Monti, tha pas bisedave katërpalëshe në Romë, se të katër vendet kanë pranuar se hapat, që janë ndërmarrë deri tash nuk janë të mjaftueshëm.
Ai theksoi se si tregjet financiare ashtu edhe shtetasit e vendeve të BE-së, duhet ta shohin euron si të pakthyeshme. Monti konsideron se “euro është këtu që të mbetet dhe ne të gjithë e themi këtë”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se liderët e eurozonës do të punojnë së bashku për atë që ajo e cilësoi si “union politik” për zgjidhjen e krizës ekonomike.
Sipas saj, “mësimi nga kriza është jo më pak Evropë, por më shumë Evropë”. Presidenti francez, Fransua Holland, tha se liderët u pajtuan për nevojën e transaksionit financiar të taksave. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
8:49 / 18.06.2013

Dita e fundit e samitit të G8

Samiti i ekonomive udhëheqëse të botës i njohur si G8-ta përfundon sot në Irlandën e Veriut.
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.