Venizelos: Greqia shmangu ankthin e falimentimit

9:12 / 22.02.2012
Me vendimin e Eurogrupit Greqia iu shmang skenarit për falimentim, deklaroi në një konferencë shtypi Ministri grek i Financave, Evangjelos Venizelos duke e karakterizuar marrëveshjen e re për huanë e dytë si një ngjarje që Greqisë i jep shans të ri, njoftoi media greke.

"Çka do të ndodhte nëse pas 15 orëve negociata nuk arrinim një marrëveshje, nuk ishte as e lehtë dhe as e qartë", shtoi Venizelos.

Për ministrin grek ky vendim i Eurogrupit është kthim i faqes, që sipas tij i jep fund modelit për zhvillim ekonomik, që dominonte në Greqinë e pasluftës.

“Ishim në një moskokëçarje kolektive dhe u mbështetëm në iluzionin e pasurive kombëtare", tha Venizelos duke shtuar se tani duhet punë më e madhe.

''Greqia do të mbetet në eurozonë'', shtoi Venizelos. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:47 / 17.05.2012

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.