Vetëvendosje me program për bujqësinë

15:24 / 23.07.2012
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar programin e saj për zhvillimin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit rural. Nënkryetari i kësaj lëvizje Shpend Ahmeti tha se ata besojmë që tri ndërlidhje të bujqësisë dhe të prodhimeve bujqësore në Kosovë janë të domosdoshme: lidhja me bujqësinë në Shqipëri, lidhja me Fakultetin e Bujqësisë, dhe lidhja me konsumin në institucionet shtetërore e ndërmarrjet publike”.

Ahmeti tha se së pari lidhja me Shqipërinë përmes një strategjie komplementare bujqësore ku i harmonizojmë mbjelljet e kulturave të veçanta bujqësore ashtu që më shumë ta plotësojmë njëri-tjetrin sesa t’i bëjmë konkurrencë njëri-tjetrit. Konkurrenca ndërmjet prodhimeve të Kosovës dhe Shqipërisë ka tendencë që t’i kundërvë dy shtetet tona kundër njëra-tjetrës.

Së dyti, lidhja e prodhuesve bujqësorë me Fakultetin e Bujqësisë dhe Institutin Bujqësor për Hulumtim Shkencor me qëllim të planifikimit më të mirë, organizimit të shtuar, futjes së ekspertizës profesionale drejt rritjes së rendimentit. Në anën tjetër, edhe studimi në Fakultet dhe hulumtimet ne Institut do të pasuroheshin me përvojën e bujqve dhe do të krijoheshin kushte për hulumtime e analiza të vlefshme në terren për studentët, profesorët dhe studiuesit nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Instituti Bujqësor për Hulumtim Shkencor. Prodhimi bujqësor dhe prodhimi i dijes do ta ndihmonin njëri-tjetrin.

“Lidhja e prodhimit bujqësor vendës me ushqimin nëpër institucionet publike. Shkollat fillore, spitalet, administrata publike, Qeveri, Kuvendi, pushteti lokal, policia, gjyqësia, burgjet, FSK-ja, KEK-u, PTK-ja, Trepça, RTK-ja dhe ndërmarrjet e institucionet e tjera publike do të pajiseshin me kuzhinat e tyre (nëse tashmë nuk i kanë) që do të furnizoheshin prej produkteve ushqimore bazë nga bujqit vendës: buka dhe prodhimet e tjera nga mielli, qumështi dhe produktet e qumështit, uji dhe lëngjet, reçelët e ndryshëm, pemët dhe perimet, mishi dhe vezët etj. Kësisoj, për bujqit vendës do të sigurohej tregu vendës, kurse për konsumatorët vendës do të ofrohej ushqim natyral dhe i pastër nga Kosova”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Shpend Ahmeti
Shpend Ahmeti

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.