Vetëm zhvillimi ekonomik mund t’i bashkojë shqiptarët

13:01 / 1.11.2012
Në Preshevë është hapur panairi "Javët e Biznesit Kombëtar", i organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, në bashkëpunim me komunat e Preshevës dhe të Bujanovcit. Në këtë panair prodhimet e tyre i ekspozuan biznese nga viset e ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës Lindore.

Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij panairi është informimi i qytetarëve të Luginës së Preshevës, por edhe të rajonit për prodhimet dhe shërbimet kombëtare të cilat meritojnë një trajtim më të mirë.

Në këtë panair të pranishëm ishin përfaqësues të AKB-së, kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, përfaqësues të bizneseve të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa u vlerësua se përmes këtij panairi tentohet të ndërtohen kanale të reja të komunikimit mes prodhuesve kombëtarë, vendimmarrësve dhe konsumatorëve.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka thënë se “Javët e Biznesit Kombëtar”, po realizohen në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Ai ka thënë se me sukses po përmbyllin projektin “Javët e Biznesit kombëtar në Kosovë”, i cili ka nisur që nga 17 shkurti dhe po vazhdon rrugëtimin në të gjitha trevat shqiptare në pesë shtete, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës, transmeton “Kosovapress”.

Ndërsa, Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanovcit ka thënë se realizimi i projektit, “Javët e Biznesit Kombëtar” ka rëndësi të madhe dhe promovimi i prodhimeve kombëtare, pasi që për herë të parë po realizohet në Luginën e Preshevës, duke porositur kështu gjithë shqiptarët që të konsumojnë produkte kombëtare.

Kryetar i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se projekti “Javët e Biznesit Kombëtar” nisi me 17 shkurt ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke vazhduar në gjitha viset edhe këtu me bashkimin e prodhuesve shqiptar.

Ky panair, po mbahet në kuadër të shënimit të njëqindvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që ka filluar më 17 shkurt, e që do të përfundojë më 28 nëntor, ku të gjithë prodhuesit nga mbarë trojet shqiptare do të bashkohen në Vlorë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.