Vetëvendosje alarmon për gjendjen ekonomike e sociale

14:04 / 30.08.2012
Lëvizja Vetëvendosje, të enjten duke shpërndarë posterë në Malishevë, ka alarmuar se gjendja ekonomike dhe sociale dita ditës vetëm po përkeqësohet. Në këta posterë Vetëvendosje ka paraqitur pesë shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje sipas tyre, e ka sjellë korrupsioni papunësia kushtet e vështira ekonomike dhe rritja e taksave.

Pasurimi i shpejtë i zyrtarëve komunalë, që është në shpërputhje me pagat e tyre, tregon për nivelin e lartë të korrupsionit. Cilësia e dobët e punimeve në shumë projekte publike, si dhe tkurrja e hapësirës publike, janë rezultat i këtij korrupsioni.

“Fakti që rreth 300 persona të kualifikuar kanë aplikuar për 10 vende të punës në Qendrën e Kompetencës, tregon për nivelin e lartë të papunësisë. Kjo gjendje e rëndë sociale vjen si mungesë e zhvillimit ekonomik dhe politikave lokale të punësimit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, ku bëhet e ditur po asht se si rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike rreth 900 familje jetojnë me asistencë sociale në ketë qytezë.

Po ashtu kjo lëvizje ka kritikuar udhëheqjen komunale për taksat e larta. “Në vend që të mendohet për rritjen e numrit të bizneseve të vogla dhe të mesme duke i stimuluar investime, Komuna ka rritur taksat duke i ngarkuar tej mase bizneset, në kohën kur ato vazhdimisht ankohen për rënie të fitimeve.

Krahas rritjes së krizës, në Malishevë çdo ditë po rritet edhe pasuria e Kryetarit. Edhe vila e ndërtuar së fundmi në fshatin e Isni Kilajt, i bashkohet zinxhirit të shtëpive luksoze të tij”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.