Viezzoli: BERZH do ta ndihmojë Kosovën

15:50 / 2.02.2013
Kosova u bë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Kjo organizatë e ka mbështetur vendin që nga viti 1999 me projekte në sektorin privat dhe do të vazhdojë edhe më tej, tani që Kosova është anëtare e këtij institucioni, tha drejtori i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Claudio Viezzoli.

Në një intervistë nga Londra, Viezzoli i tha radios Zëri i Amerikës se Banka është e gatshme të investojë për disa projekte të rëndësishme në Kosovë, me kusht që procesi i privatizimit të zhvillohet me drejtësi dhe transparencë, sipas standardeve ndërkombëtare.

“Deri tani kemi krijuar në Kosovë një portofol me vlerë 70 milionë euro, kemi nënshkruar 30 transaksione në sektorin privat dhe kemi mobilizuar transaksione me vlerë rreth 200 milionë euro nga sektori privat në Kosovë. Për shumë vite BERZH ka qenë banka e vetme me aftësinë për të investuar në Kosovë”, tha Viezzoli.

Në pyetjen se cilat janë disa nga sfidat ekonomike afatshkurtër dhe afatgjatë me të cilat ndeshet vendi dhe si po e ndihmon BERZH-i Kosovën që t’i kapërcejë ato, Vezzoli tha se për Kosovën do të jetë shumë i rëndësishëm integrimi rajonal, rrugët, hekurudhat, linjat e transmisionit.

“Fillimisht, do të angazhohemi sa më shumë që të jetë e mundur në financimin e ekonomisë dhe bizneseve lokale. Bazuar në përmasat e ekonomisë së Kosovës, pozita e saj në rajon dhe gjendja e ekonomisë botërore sot, bizneset lokale janë si palca kurrizore për zhvillimin ekonomik të vendit. Ka një arsye përse ne kemi investuar kaq shumë kohë, burime dhe para në ndihmë të disa prej bizneseve vendase në Kosovë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim bizneset e vogla dhe ato të mesme, sepse besojmë se ato janë baza për krijimin e vendeve të punës”.

Ndërkaq, lidhur me investimin në kapacitetin energjetik Kosova e Re, drejtori i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor u përgjigj me po, “në kuptimin që ne jemi dakord me vlerësimin se në Kosovë energjia është një sektor strategjik dhe në veçanti Kosova C, apo Kosova e Re”.

“Ne kemi disa parakushte për ta vazhduar këtë projekt, për financimin e tij. Një prej tyre është që tenderët për këtë projekt të zhvillohen me drejtësi dhe ndershmëri, sipas procedurave transparente në shkallë botërore. Kurse, parakushti i dytë është ekzistenca e një operatori të sektorit privat, i cili do të jetë i gatshëm të rrezikojë paratë në këtë investim, që ai të jetë i sigurt. Dhe, së treti, janë parakushtet e tjera teknike. Ne duam që ky termocentral të ndërtohet sipas standardeve teknologjike dhe atyre më të mira mjedisore, që ai të mbështetet edhe nga shoqëria civile në Kosovë, duke pasur parasysh që ky projekt do të ekzistojë në afat të gjatë”, tha ai. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Claudio Viezzoli
Claudio Viezzoli

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.