Viti 2012, me pak suksese

16:53 / 27.12.2012
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përmbylli aktivitetet për vitin 2012, kur kryetari Agim Shahini foli për sfidat dhe të arriturat e biznesit kosovar. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se AKB-ja vitin 2012 e vlerëson si vit të lehtë të sukseseve ekonomike, politike dhe i një rrugëtimi të gjatë të përpjekjeve të bizneseve të Kosovës për të zhvilluar ekonominë dhe prodhimtarinë vendëse.

“Nuk mund të mburremi këtë vit se kishim shumë suksese, kur raportet tregojnë se kemi 50 për qind më pak investime, import e më pak të hyra nga diaspora dhe të gjitha këto e bëjnë që viti të mos ishte I lehtë për ekonominë e Kosovës”, tha Shahini. Ai shtoi se kishim investime më pak tek bizneset vendëse, për arsye se politikat tregtare dhe fiskale gjatë vitit rrugtuan nga njëra ministri në tjetrën dhe nuk arritën që të reformohen kërkesat dhe politikat e rekomanduara nga AKB-ja. Këto janë pengës e zhvillimit të prodhimtarisë dhe ekonomisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-së, tha se ka premtime se viti që po vjen do të jetë i kthesave i politikave fiskale dhe implementimin e tyre. Politikat bankare financiare në vend ishin më të shtrenjtat në regjion, ku karakterizohen në bujqësi nga 12 deri 25 për qind. Ky interes e ka ngulfatur ekonominë kosovare dhe sipas të dhënave të AKB-së brenda vitit janë mbyllur rreth një mijë biznese, ku 25 për qind e tyre problem kishin interesin e lartë nga bankat.
Kryetari i Aleancë Kosovare të Bizneseve tha se edhe viti 2013 nuk mund të karakterizohet me zhvillim të hovshëm ekonomik për shkak të bisedave me Serbinë. Këto do të jenë pengesë të mëdha. Duhet seriozisht të bëjmë politika për zhvillimin e bizneseve vendëse dhe të bëhet edhe integrimi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.