Vitin tjetër vendim i ri për qeset e plastikës

16:24 / 7.08.2012
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi priti drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka dhe menaxherin e kompanisë Viva Fresh, Ylber Kuraja. Në këtë takim, përfaqësuesit e OEAK-së shprehën gatishmërinë e tyre për përkrahjen e një udhëzimi ligjor nga Ministria e Mjedisit, përmes të cilit pagesa e qeseve të plastikës do të bëhej e detyrueshme për të gjitha bizneset.

"Ky shqetësim i Odës Ekonomike Amerikane vjen për arsye se vendimi për vendosjen e akcizës nga ana e Ministrisë së Financave nuk e bën kategorizimin e qeseve të cilat hyjnë në Kosovë dhe nuk parasheh akcizë për lëndën e parë për prodhimin e qeseve në vend. Sipas tyre, kjo “paqartësi” ligjore ka hapur dyert për rrugë alternative të pajisjes së bizneseve të vogla me qese të plastikës, duke mos i faturuar ato", thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.

Ministri Dardan Gashi siguroi se kjo masë e marrë nga Ministria e Financave është e përkohshme dhe do të rishqyrtohet në Janar të vitit 2013. Sipas tij, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duke u bazuar në parimin e mbrojtjes së mjedisit ka përkrahur vendimin për akcizën në produktet që njihen si ndotës mjedisorë, siç janë qeset e plastikës, poqet elektrike joefiçente dhe gomat e përdorura të makinave.

Megjithatë, nënvizoi se kjo çështje do të riadresohet në janar të 2013, ku paraprakisht do të ftohen edhe grupet e interesit para nxjerrjes së një vendimi të ri. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:47 / 21.05.2013
George Michael, Foto: Contact Music

George Michael po shërohet pas aksidentit

Këngëtari George Michael është duke u rikuperuar mirë pas lëndimeve që pësoi javën e kaluar në një aksident komunika...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.