VV: Nuk ka ndryshim vendimi, është arritje qëllimi

16:48 / 26.07.2012
Në takimin e djeshëm të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, pala kosovare njoftoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosë të ndryshojë vendimin për taksën e çimentos të marrë me 11 qershor. Ky vendim i ri do të hyjë në fuqi me datën 1 gusht. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk ka ndryshim të vendimit për çimenton, por ka arritje qëllimi.

“E ky qëllim ishte që kompania greke Titan të fitojë miliona Euro dhe që në të njëjtën kohë të merr pozitë dominuese në treg karshi prodhuesve tjerë, shumica nga Shqipëria. Për ta mbajtur këtë vendim në fuqi, Qeveria e Kosovës organizoi bojkotimine Kuvendit kur e pa se me vota do të humbiste, përjashtoi nga koalicioni Emin Gërbeshin për shkak se parashtroi pyetje dhe ofroi mbrojtje në treg për çimento të shtrenjtuar, plot 51 ditë të periudhës verore, kur çimentoja është në kërkesë të lartë”, thotë Vetëvendosje.

Pasi që arsyetimi i ministrisë dhe qeverisë ishte se me këtë po mbrohen vende të punës, Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar nga ministria dhe qeveria që të tregojë se sa vende të punës janë krijuar apo janë mbrojtur këto pesëdhjetë e një ditë, cila është përqindja e tregut që Titani e ka fituar dhe do ta mbajë tash e tutje, si dhe sa është fitimi i kompanisë Titan nga këto masa të mbrojtjes.

“Tanimë është e qartë se qëllimi i mbrojtjes nuk është zhvillimi ekonomik apo mbrojtja e ekonomisë kosovare, sepse po të ishte kjo arsyeja atëherë qeveria e Kosovës së pari do mbronte tregun nga produktet serbe dhe shumë produkte të tjera, të cilat e vërshojnë Kosovën duke shkaktuar humbje shumë-milionëshe dhe humbje të qindra vendeve të punës. Ka shumë prodhues më vendorë se Titani apo jo?”.

Sipas Vetëvendosjes, ka sektorë e industri që punësojnë e mund të punësojnë më shumë se Titani. Reduktimi i prodhuesit dhe punësuesit vendor vetëm në këtë kompani greke është ofendim për të gjithë punëtorët, bujqit, qytetarët e shtetit tonë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.