Zëvendësministri Koci priti kreun e kompanisë California Hills

15:34 / 5.02.2013

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka pritur në takim kryetarin e kompanisë japoneze “California Hills” Charlie Taka, e cila është pjesë e “Global Investment Group” , me të cilin ka diskutuar mundësitë e investimeve në Kosovë, në fushën e patundshmërive dhe ndërtimtarisë.

Me këtë rast zëvendësministri Koci ka njoftuar Taka për ambientin që ofron Kosova për investime të jashtme, duke shtuar se legjislacioni është mjaft i avancuar dhe krijon kushte të favorshme investimi në këtë fushë.

“Fusha legjislative në Kosovë është e avancuar e sidomos ajo e investimeve. Kosova ofron mundësi të mira për të investuar dhe jemi të angazhuar që të lehtësojmë procedurat për investitorë”, ka thënë zëvendësministri Koci.

Në takim, numri dy i MZHE-së ka informuar kreun e kompanisë japoneze me të arriturat e Kosovës në fushën e ekonomisë duke shtuar se fuqizimi i sektorit privat është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë.

Nga ana tjetër Charlie Taka, ka falënderuar zëvendësministrin Koci për informatat dhe është shprehur i gatshëm të investojë në Kosovë në fushën e ndërtimtarisë dhe atë të teknologjisë informative.

“Ne si kompani jemi të interesuar të investojmë në ndërtimin e objekteve banesore të cilat janë të kualitetit të lartë dhe plotësojnë standardet e duhura . Po ashtu ne do t’i përshtatemi tregut të Kosovës sa i përket çmimeve“, tha Taka. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.