Zëvendësministri Shurdhaj po qëndron për vizitë në Britani

13:26 / 24.01.2013
Me ftesë të Rrjetit Social Evropian (ESN), me seli në Brighton, një delegacion i MPMS-së, që kryesohet nga zëvendësministri i MPMS-së, Fatmir Shurdhaj po qëndrojnë në Britani të Madhe, ku po zhvillojnë një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë britanik të fushave të shërbimeve sociale dhe punësimit.

Në ditën e parë të vizitës ata janë pritur nga Rhidian Hudghes, udhëheqës i Qendrës Inteligjente të Fuqisë Punëtore (CFWI), me seli ne Londër. CFWI është përgjegjëse për regjistrimin, kualifikimin dhe planifikimin e fuqisë punëtore në sektorin e shërbimeve sociale. Gjatë këtij takimi u shqyrtuan mundësitë dhe u shpreh gatishmëria e kësaj qendre që të ketë një bashkëpunim me MPMS në realizimin e projekteve të përbashkëta nga fondet e BE-se për regjistrimin e fuqisë punëtore të vendit tonë.

Në të njëjtën ditë delegacioni nga Kosova, u prit nga përfaqësuesit e Shkollës Ekonomike të Londrës (LSE), ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me këtë shkollë për aftësimin e studentëve dhe ekspertëve të fushës së shërbimeve sociale dhe të punësimit, të cilët do të merren me hulumtime dhe zhvillimin e politikave të këtij sektori. Shkolla Ekonomike e Londrës ka një departament të veçantë që merren me ngritjen e kuadrove në fushën e politikave sociale dhe të punësimit.

Në ditën e dytë të vizitës delegacioni i Kosovës u prit nga John Holloran, udhëheqës i Rrjetit Social Evropian, organizatë ku MPMS-së tanimë është anëtare nga viti i kaluar. Me këtë rast u shpreh gatishmëria e vazhdimit të bashkëpunimit me Rrjetin Social Evropian, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve të përbashkëta me mbështetjen e fondeve të BE-së për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e shërbimeve sociale.

Po ashtu gjatë kësaj vizite është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Institutit për Studime të Punësimit me seli ne Brighton të Britanisë së Madhe, ku u prezantua roli i këtij instituti në zhvillimin dhe hulumtimin e politikave të fushës së punësimit. Me ketë rast u shpreh gatishmëria e përfaqësueseve të këtij institutit për të bashkëpunuar në fushën e hulumtimit, trajnimeve dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.

Si pjesë e kësaj vizite ishte edhe takimi me udhëheqësit e një ndërmarrje sociale, e cila përmes mbështetjes fillestare nga grantet e Qeverisë së Britanisë së Madhe, ka arritur që të angazhoj punëtorë me aftësi të kufizuar dhe të vetëfinancohet nga aktivitetet që zhvillon. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.