Zgjerohet sistemi i ujitjes, mbi 5 milionë euro investime

14:57 / 10.08.2012
Rehabilitimi dhe zgjerimi i sistemeve të ujitjes, ndikon më së shumti në rritjen e rendimenteve në prodhimtarinë bujqësore dhe në zvogëlimin e dëmeve të mundshme që shkaktohen nga faktorët klimatikë, përkatësisht nga temperaturat e larta dhe thatësira. Përfshirja e sipërfaqeve të reja nën ujitje përbën prioritet për Ministrinë e Bujqësisë, por përkundër investimeve të deritanishme, nevojat për rregullimin e sistemeve të ujitjes vazhdojnë të mbesin shumë më të mëdha.

Zyrtarët e kësaj ministrie, thonë se krahas shumë projekteve kapitale, rëndësi të veçantë ju kushtohet edhe projekteve për ndërtimin e pendave dhe kanaleve të ujitjes dhe deri më tash, përmes investimeve kapitale, kjo ministri ka ndërtuar dhe zgjeruar gjithsej 53 kanale, të cilat nën ujitje kanë përfshirë gjithsej 18773 hektarë të rinj të sipërfaqeve bujqësore. “Ministria e Bujqësisë deri më tash ka arritur të ndërtojë kanale të ujitjes dhe të zgjerojë shumë sisteme ekzistuese nëpër të gjitha komunat e Kosovës, të cilat përveç që kanë ndikuar në rritjen e rendimenteve të prodhimtarisë bujqësore, kanë ndikuar edhe në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj.

Ai tregon se deri më tani në sistemin e ujitjes janë investuar mbi 5 milionë euro, por pranon se nevojat për të investuar në projekte të tilla janë shumë më të mëdha.

Milazim Shatri, drejtor i kompanisë së ujitjes ‘Drini i Bardhë”, thotë se pavarësisht investimeve të deritanishme, hedhja e mbeturinave dhe mungesa e infrastrukturës bashkëkohore, janë problemet të cilat po e vështirësojnë çdo herë e më shumë funksionimin e këtyre sistemeve. “Çdo zgjerim i kanaleve të ujitjes, ndikon në shtimin e prodhimtarisë, pasi që aty ku nuk ka ujitje, edhe prodhimtaria bujqësore është më e vogël, por duhet të ngritët edhe vetëdija tek banorët për rëndësinë e mirëmbajtjes së këtyre sistemeve”, tha drejtori Shatri.

Për rëndësinë e sistemeve të ujitjes, flasin edhe fermerët, të cilët përfitojnë më së shumti. Gani Rama nga fshati Shishmon i komunës së Gjakovës tregoi se që nga koha kur parcela e tij është përfshirë nën sistemet e ujitjes, i është dyfishuar edhe prodhimtaria bujqësore. “Këto sisteme më kanë mundësuar që në arën time të kultivojë tash edhe perime, më herët ka qenë e pamundur t’i kultivojë”, tha fermeri Rama.

Ndryshe, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, në tetë kanale të ujitjes kanë përfunduar punimet për rehabilitimin e sistemit të ujitjes dhe nën ujitje janë përfshirë edhe 4180 hektarë të rinj të tokave bujqësore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:09 / 20.05.2013
Rod Stewart, Foto: PCN

Stewart kthehet në krye të top-listave

Rokeri legjendar, Rod Stewart, është kthyer në maje të top-listave britanike me albumin e ri me titull “Time”.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.