Zmbrapset Haxhi Arifi

15:03 / 17.09.2012
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), nuk është i vendosur nëse do të protestojë më 20 shtator, pavarësitë se Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme nuk debatoi në lidhje me procesin e privatizimit në vend.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se nuk kanë marrë ndonjë qëndrim të prerë nëse do të protestojnë apo jo. “Organet drejtuese të sindikatës vendosin, ende nuk janë thirr këto organe. Tani jemi duke diskutuar me nënkryetarët për të vendosur se kur do t’i thërrasim këto organe që të marrim ndonjë vendim”, ka pohuar Arifi për Orainfo.

Ndryshe, BSPK vetëm një ditë më herët u kishte bërë thirrje partive politike që ta mbështesin mocionin e ngritur nga ta për ndërprerjen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin Trepçës. Në rast të kundërt, BSPK kishte kërcënuar se do të protestojmë fuqishëm me datën 20 shtator për ta parandaluar nënshkrimin e kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe koncersiumit Limak-Çalik për shitjen e Rrjetit të Distribucionit të KEK- ut.

Sindikalistët e Kosovës kanë bërë gati 61 mijë nënshkrime të qytetarëve për të kundërshtuar shitjen e ndërmarrjeve publike. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.