Zullumi i mbijetesës

9:43 / 10.08.2012
Kostoja e jetës së kosovarëve në raport me të hyrat duket të jetë shumë e lartë. Krahas ngritjes së vazhdueshme të çmimeve të konsumit, nuk vërehet ndonjë rritje e të hyrave për familjet në vend. Familjet kosovare me nga një të punësuar, apo edhe pa asnjë sish, shpenzojnë mesatarisht rreth 600 euro në muaj, ndërsa të hyrat mesatare për ata që punojnë janë jo më të mëdha se 272 euro.

Për dikë që nuk jeton në Kosovë mund të duket çudi se si ia dalin të mbeten gjallë kosovarët. Familjet e mëdha me nga një të punësuar apo edhe asnjë, shpenzojnë mesatarisht rreth 600 euro në muaj, ndërsa të hyrat mesatare për ata që punojnë janë jo më të mëdha se 272 euro.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vitin e kaluar një familje përafërsisht ka shpenzuar 7.010 euro ngjatë gjithë vitit, që i bie më pak se 600 euro në muaj. Këto të ardhura, njohësit e ekonomisë thonë se vijnë nga sektori publik dhe ai privat, remitancat dhe bizneset vetanake.

Për shkak të numrit të madh të të papunëve dhe nivelit aktual të edukimit, sipas zyrtarëve të Institutit GAP, po vazhdon tradita që në familje “një të punojë e disa të hanë”. “Edhe në të kaluarën ka pasur shumë të papunë, kur një anëtar është përkujdesur për mirëqenien e anëtarëve të tjerë. Edhe sot, ata që punojnë ndihen të obliguar për t’i ndihmuar edhe anëtarët e tjerë të familjes”, thotë Nora Latifi-Jashari, analiste politikash në Institutin GAP, shkruan Express.

Sipas saj, arsimimi luan rol kyç në sigurimin e të ardhurave tek ata që kanë punë të rregullt.

Një nga problemet me të cilat ballafaqohet vendi, sipas atyre që merren me hulumtime mbi jetën socio-ekonomike në vend, mbeten statistikat për numrin e saktë të të papunëve. Numri i atyre që janë të papunë, sipas ministrit të Punës dhe të Mirëqenies Sociale në Kosovë, Nenad Rashiq, sillet rreth 30 për qind.

Megjithatë, me këtë pohim të tij nuk pajtohen sindikatat, të cilat pretendojnë se më shumë se gjysma e popullsisë në Kosovë përbëhet nga qytetarët që nuk realizojnë të ardhura përmes punës.

Por pavarësisht numrit të të papunëve, edhe ata që aktualisht gëzojnë këtë të drejtë, nuk duket se jetojnë mirë. Paga minimale e përcaktuar me ligj në Kosove është 120 euro, derisa ajo mesatare llogaritet rreth 272 euro.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit kanë pësuar rritje prej 1.7 për qind në qershor 2012, krahasuar me qershor 2011 te produktet elementare që i shfrytëzon për jetesë një familje. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.