Zylqifi bllokon Grandin

13:49 / 23.01.2013
Rasti i Hotelit Grand përfundon në Gjykatën Supreme. Ish-pronari Zylqif Berisha ka ushtruar padi ndaj vendimit të AKP-së për tërheqje të aksioneve, me çka e ka bllokuar procesin e privatizimit të kësaj ndërmarrje. Ai pret kthimin e tij si pronar legjitim, derisa AKP synon ta ritenderojë hotelin.

Pa e thënë fjalën e vet Gjykata Supreme, Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk mund ta marrë asnjë hap para për ritenderimin e Hotelit Grand. Ish-pronari Zylqif Berisha dhe AKP-ja po zhvillojnë betejë ligjore në gjykatë se kush është pronar legjitim. Kjo e bllokon edhe për një kohë të ardhmen e Hotelit Grand.

Njëherë për njëherë, Dhoma e Posaçme e Gjykatës ka vendosur masë të përkohshme, me të cilën ia ndalon AKP-së shitjen e pronës së Hotelit Grand te një palë e tretë. Ndërkaq, aktualisht hoteli po administrohet nga AKP-ja, pasi ua mori aksionet pronarëve për mospërmbushje të zotimeve.

Përmes avokatëve të tij, ish-pronari Zylqif Berisha ka thënë se Agjencia e Privatizimit ka vepruar njëanshëm kur ka tërhequr aksionet në Hotelin Grand duke mos i zbatuar rregullat dhe procedurën e përcaktuar me dispozitat e kontratës. “Ne kemi paraqitur padi në Dhomën e Posaçme, me të cilën kemi kërkuar anulimin e vendimit të Bordit të AKP-së dhe veprimeve të më pastajme të AKP-së si vendim dhe veprime ultra vires”, ka thënë Berisha përmes avokatit të tij Alexander Borg Olivier.

Nga ana tjetër, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit thonë se janë duke e pritur vetëm vendimin e gjykatës para se ta ritenderojnë Grandin. “Pas vendimit për tërheqje të aksioneve, Agjencia me vendim të bordit e ka futur nën masa të administrimit të drejtpërdrejtë Grandin, ndërkohë që pasoi masa e përkohshme e lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, me çka AKP-së i pamundësohet të ndërmarrë veprime në lidhje me ritenderimin e hotelit. AKP do të vazhdojë me operimet në “Hotel Grand” deri në vendimin përfundimtar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”, ka thënë zyrtari për media në AKP, Ylli Kaloshi.

Ndryshe, Hoteli Grand i është shitur Unio Commerce me pronar Zelqif Berishen përmes spin-off-it special në procesin e privatizimit, që është zhvilluar nga AKM-ja dhe pastaj edhe AKP-ja. Por, Bordi i AKP-së në maj të vitit të kaluar e mori nën administrim hotelin për mos-përmbushje të zotimeve nga pronarët. /Express/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.