LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – Lokacionet identike të pabesueshme të videoklipeve të yjeve tona (Foto)

Ekskluzive – Lokacionet identike të pabesueshme të videoklipeve të yjeve tona (Foto)

Videoklipet pa dyshim që janë bërë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për këngëtarët tanë. Një këngë e mire pa videoklip rrallë se mund të ketë shumë sukses, pasi vendi i vetëm ku do mund të gjenim do të ishte YouTube. Por, nëse dëshirojmë që kënga të transmetohet në televizion, atëherë duhet me patjetër të jetë me videoklip.

Ndonëse videoklipet e estradës janë shumë cilësore dhe performancat e tyre në klip janë vërtetë tërheqëse, kjo ndoshta edhe falë idesë së produksioneve. Një pjesë shumë e rëndësishme e videoklipit është edhe prapavija apo lokacioni i vendxhirimit.


Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri kemi produksione mjaft cilësore të cilat dita ditës realizojnë klipe në mënyrë perfekte, por a iu ka shkuar në mendje që here pas here lokacionet e klipeve janë të njejta.

E pra, kjo dukuri po ndodh mjaft shpesh në klipet e artistëve tanë. Po afron vera dhe një prapavijë me një pishin apo shfaqje me bikini në plazh është ajo çka kërkohet më së shumti në klipet e artistëve tanë.

Por, fatkeqsisht në të shumtën e rasteve ndodh që shohim gati të njejta skena në klipe të ndryshme. Le ti hedhim një sy disa prej lokacioneve më të shpeshta kur artistët kanë realizuar klipet e tyre:

Vila e Fehmi Fetahut – Gjilan’

Vila e fehmi

Është kthyer në ndër më të pëlqyerat mesa duket vila e Z. Fehmi Fetahut në Gjilan, kjo pasi shumë nga Estrada jonë ka vendosur që të xhirojnë videoklipet e tyre pikërisht në këtë vend. Genta & Labi “Shkurt e Shqip”, Kida Ft. Mozzik me “Premtimet”, 2po2 “Kom ra n’dashni”, Ryva “Kur Dua”, janë videoklipet e xhiruara tek kjo vile. Gentës mesa duket I ka pëlqyer shumë kjo vile pasi ka xhiruar edhe disa skena në klipin “Si ty nuk ka”.

Kjo vilë ka dhënë vërtetë pamje të bukura klipeve por duke qenë pak e shpeshtë, ka filluar të bëhet edhe monotone, apo jo?

Hotel “Graçanica” – Graçanicë

hotel graqani

Edhe këta artiste kanë xhiruar videoklipet e tyre në pot ë njejtet vende. Afërdita Dresha Ft. Agon Amiga “Topless”, Floriani Ft. Lindoni “Syn”, Capital T me “Hitman” dhe Zanfina Ismaili me “Every Night”, të katër këta artiste kanë shfrytëzuar murin e famshëm të Hotel Graçanicës. Ndonëse të katër këto klipe nuk janë xhiruar nga I njejti produksioni, prap se prap shfaqja e shpeshtë e këtyre skenave ka bërë që ky lokacion të mos jetë më i panjohur për publikun.

“Marigona Rezidence” – Prishtinë

marigona rezi

Edhe lagjja “Marigona Rezidence” vazhdon të jetë nga më të preferuarat për artistët shqiptarë, kjo për arsye jo vetëm se shumica e tyre kanë blerë shtëpi dhe jetojnë atje, por është bërë e preferuar edhe për të xhiruar videoklipet e tyre. Shtëpitë e bukura & plani urbanistik e bëjnë më tërheqëse këtë lagje duke I dhënë vërtetë shkëlqim klipeve të tyre, edhe pse skenat në këtë vend janë konsumuar pak për hirë të së vërtetës.

Dafina Dauti & 2 Ton, Kida me “rikthejm na”, Capital T e Dafina Rexhepi janë vetëm disa nga artistët që kanë xhiruar në këtë zone.

“Xeni Imperial” – Gjakovë

xeni imperial

E të njëjtën gjë mund ta themi edhe për Dhurata Ahmetajn dhe këngëtarin Shkelzen Jetishi – Xeni, të cilët kanë xhiruar klipet e tyre në pot ë njejtin vend.

Mesa duket restauranti presitgjjoz i Xenit, “Xeni Imperial”, në Gjakovë ka bërë që të jetë një prapavijë e bukur e klipit jo vetëm për këngëtarin që e ka në pronësi Xenin, por edhe për Dhurata Ahmetaj e cila atje xhiroi videoklipin “Bone pa mu” e cila ishe hit vitin që shkoi.

Klipi i Xenit është realizuar nga produksioni EMF Creative, ndërsa ai i Dhuratës nga Imagine Films.

“Jalovina” – Graçanicë

jalovina

Vijmë tek skenat më të preferuara nga artistët e estradës. Mesa duket një tokë e thatë e cila ngjan si “Shkretëtirë” është më e duhura për ti dhënë klipit vërtetë një cilësi të lartë, ashtu që edhe të duket sikur është xhiruar larg diku dhe jo në Kosovë. Por e vërteta është se këto kushte më së miri ua plotëson Fusha “Jalovina” në Graçanicë shumë afër liqenit të Badovcit e cila në mungesë të uji është “shndërruar” në tokë të thatë, kjo është edhe arsyeja që shumica prej artistëve tanë kanë vrapuar për të xhiruar klipet e tyre në këtë vend, shkruan Telegrafi.

Ndër të parët që e nisën ishin Nora & Mc Kresha me “Asni Zo”, për të vazhduar më pas me Genta Ismajli “Pa Ty”, Kaltrina Selimi “Gjithmon me ty”, Beatrix Ramosaj “Pa ty”, Arta Bajrami ft. Don Arbas “Bobmshell”, Nora Muqaj “Lamtumire nuk ka për ty”, Flaka Krelani “Zjarm” e shumë të tjerë.

Këto ishin vetëm disa nga lokacionet më të shpeshta që artistët tanë kanë promovuar në klipet e tyre. Skenat e njejta në klipet e tyre në të shumtën e rasteve na shkaktojnë monotoni por mbase kësaj radhe ata do të jenë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e vendeve se ku do të xhirojnë klipet, mbase vëmendje më të madhe do ti kushtojnë edhe produksionet të cilat në fakt janë “fajtore” për të gjitha komponentët e videoklipit./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori