LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive, ylli amerikan i basketbollit kosovar bëhet ‘shqiptar’

Ekskluzive, ylli amerikan i basketbollit kosovar bëhet ‘shqiptar’

Trajneri qipriot i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, ka marrë zyrtarisht detyrën si përzgjedhës i Kombëtares së Shqipërisë në basketboll.

Por Constantinides nuk do të jetë i vetmi që nga Sigal Prishtina do t’i bashkohet Shqipërisë, pasi rrugën e tij pritet ta ndjekë edhe një basketbollist i huaj.

Fjala është për qendrën amerikane, Mohamed Abukar, që do të jetë pjesë e Shqipërisë për kualifikimet e Eurobasketit 2017.

Një burim i Telegrafit brenda Kombëtares shqiptare ka konfirmuar se FSHB ka nisur kontaktet me amerikanin Abukar për ta pajisur me pasaportë.

“Basketbollisti i pozitës qendër që luan te Prishtina, Mohamed Abukar pritet t’i bashkohet Shqipërisë. Ai së shpejti do të pajiset me pasaportë dhe do të luaj për Kombëtaren Shqiptare”.

“Bisedimet me të kanë filluar dhe së shpejti do të publikohet gjithçka nga Federata e Basketbollit të Shqipërisë”, i ka thënë një burim brenda FSHB-së Telegrafit.

Abukar është i gjatë 2.08 centimetra, ndërsa ai është transferuar te Sigal Prishtina këtë vit dhe po luan me mjaftë sukses me fanellën bardh e kaltër, ku ka një mesatare prej 16 pikëve për ndeshje.

Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare do të jetë në grup për kualifikime me Gjeorgjinë, Malin e Zi dhe Sllovakinë. /Telegrafi/

Mohamed Abukar

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori