Ekspertët thonë se trukun të cilin e përdorë Princ William, duhet ta përdorin të gjithë prindërit
Nëse veç i shikoni me vëmendje fotografitë e Princit William dhe djalit të tij 3 vjeçar, Princit George, do të vëreni se William shpeshherë gjunjëzohet kur i flet birit të tij.
Këtë e ka bërë ai gjatë pagëzimit të princeshës Charlotte.
… e ka bërë gjatë një loje polo për bamirësi
… dhe e ka bërë me presidentin Obama gjatë vizitës presidenciale në pallatin Kensington.
Mbretëreshës së Britanisë mund të mos i duket i duhur ky truk prindëror i princit William gjatë ngjarjeve formale, por sipas ekspertëve, këtë truk duhet ta “vjedhin” të gjithë prindërit, transmeton Telegrafi.
Kur zbret në nivelin e princit George, ai ka mundësinë të shikojë në sytë e tij. Ekspertët këtë e cilësojnë si teknikë e “dëgjimit aktiv”, raporton People, dhe kjo mund t’i ndihmojë fëmijët të ndjehen se ajo çfarë po thonë ka me të vërtetë rëndësi tek prindërit e tyre. Eksperti i zhvillimit të fëmijëve, Gill Connel, shkruan në A Moving Child is a Learning Child se gjesti i dukës së Cambridge e përmirëson vetëbesimin në mënyra të fuqishme duke e inkurajuar fëmijën të komunikojë edhe më shumë.
Normalisht, dëgjimi dhe komunikimi me fëmijën përfshinë më shumë sesa një gjunjëzim në nivelin e tij. Center for Parenting Education rekomandon që prindërit të ndalojnë çfarëdo që janë duke bërë dhe t’i japin vëmendje të plotë fëmijëve të tyre kur ata flasin.
Pra, herën tjetër kur fëmija ka nevojë për vëmendjen tuaj, përpiquni të gjunjëzoheni që t’i keni sytë në të njëjtin nivel dhe shikoni përderisa ju flasin. Është e lehtë dhe shumë e mirë për vetëbesimin e fëmijës! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Unë vishem vetë!
Si ta kuptoni nëse bebja është e sëmurë seriozisht
Veshjet më të bukura të javës
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre