LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i gjuhës së trupit e zbulon trukun për ta kultivuar vetëbesimin

Eksperti i gjuhës së trupit e zbulon trukun për ta kultivuar vetëbesimin

Një politikan e dërgon mesazhin e vet gjatë kohës kur i skanon fytyrat në turmën e mbledhur

Një student i universitet e bën prezantimin dhe i thekson pikat kyçe me lëkundje të kokës.


Një biznesmen ec në trotuar dhe i ofron buzëqeshje kolegëve që janë duke kërkuar në shtëpi.

Por, çfarë kanë të përbashkët të gjithë këta? Ata janë të aftë për të bërë kontakt me sy, dhe si rezultat i kësaj kanë shumë vetëbesim, transmeton Telegrafi.

Sipas Lillian Glass, ekspert i gjuhës së trupit dhe autor i “The Body Language Advantage”, kontakti i fortë me sy është treguesi i vetëm dhe më i madh i vetëbesimit.

“Personat me vetëbesim gjithmonë e mbajnë kokën lart, asnjëherë poshtë në tavolinë, tokë apo në këmbë. Qoftë nëse janë në ndonjë bisedë apo thjesht duke ecur në korridorin e zyrës, ata i shikojnë personat tjerë. Ata ‘bisedojnë’ me të tjerët përmes kontaktit me sy”, tregon Glass.

Kontakti me sy e themelon një lidhje, shfaqë sinqeritet dhe ndihmon në krijimin e një ndjenje të besimit mes njerëzve.

Një studim i kryer në Universitetin e Leuven, Belgjikë, ka treguar se individët me nivele të larta të vetëbesimit janë më të prirë të mbajnë kontakt me sy sesa kolegët e tyre me më pak vetëbesim.

Hulumtues tjerë kanë treguar se kontakti me sy ndërlidhet edhe me aftësi të fuqishme të lidershipit, agresivitet dhe forcë më të madhe, si dhe inteligjencë më të lartë.

Sidoqoftë, për shumë njerëz mbajtja e kontaktit me sy mund të jetë e vështirë. Por, nëse ky është problemi juaj, atëherë përpiquni ta shikoni personin tjetër në sy për vetëm dy sekonda, pastaj hundën për dy sekonda, gojën për dy sekonda dhe pastaj tërë fytyrën për dy sekonda. Vazhdojeni këtë përgjatë tërë bisedës.

Nëse e përdorni këtë truk, Glass thotë se personi tjetër nuk do të mund të dijë nëse jeni apo jo duke e shikuar në sy gjatë tërë kohës. /Telegrafi/