LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit

Ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit

Galeria Kombëtare e Maqedonisë në kuadër të kremtimeve për Vitin kushtuar Adem Demaçit në 80-vjetorin e lindjes me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ sot organizojnë, eskpozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar shqiptar dhe simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Hapja do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e Çifte Hamamit. Fotografitë nga Ekspozita ‘Adem Demaçi-Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore’, do të mund të vizitohen përgjatë një jave.


Kjo ekspozitë është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë ‘Ali Hadri’.

Demaçi shquhet për aktivitetin e tij politik kundër regjimit jugosllav, për çka ishte mbajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e nderoi me çmimin Saharov, duke u radhitur në mesin e personaliteteve të njohura botërore, gjurmët e të cilit do të mbesin në histori.

Më së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nga viti 1990 deri 1995 si zëdhënës i UÇK-së gjatë periudhës 1998-1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori