LAJMI I FUNDIT:

Ekzema: Mënyra e duhur për të larë fëmijët

Ekzema: Mënyra e duhur për të larë fëmijët

Nëse fëmija juaj ka ekzema, është mirë t’i bëni dush çdo ditë, duke aplikuar më pas shumë krem hidratues dhe zbutës për lëkurën e tyre.

Megjithatë, disa ekspertë të tjerë kanë mbështetur më shumë përdorimin e kremrave hidratues, duke eliminuar sapunin.


Në përpjekje për të zgjidhur debatin, ekipi amerikan ka vendosur ta vërtetojë atë me prova mjekësore. Studiuesit thonë se duket shmangur përdorimin e sapunit, sepse lëkura e fëmijës acarohet.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar e kanë mbështetur këtë sugjerim edhe pse ata theksojnë se nuk ka patur shumë studime të fundit në lidhje më këtë çështje.

princ_rm_photo_of_toddler_with_eczema

Ata kanë shtuar se larja mund të largojë bakteret në sipërfaqen e lëkurës, largimin e irritimit dhe alergjive të lehta por e rëndësishme është përdorimi i kremit hidratues.

“Aplikimi i kremrave hidratues mban lëkurën e butë dhe të lagësht e cila ndihmon shmangien e infeksioneve, lëkurës së plasaritur dhe të thatë”.

Por, Doktor Ivan Cardona ka thënë se prindërit duhet të jenë ata që japin kontribut në lidhje me këtë çështje.

“Nëse larja e përditshme nuk ndihmon në heqjen e ekzemave të foshnja, duhet t’i rralloni dhe duhet të përdorni kremra. Megjithatë, nëse situata përkeqësohet, duhet të kërkoni këshillën e mjekut”.

Female hand applying the cream on baby's face

Amena Warnes, specialiste e alergjive në Londër tha se këshilla ishte e duhura, por ajo shtoi: “ Nëse aplikoni tek fëmija larje të përditshme, sigurohuni ajo të zgjasë vetëm 10 minuta, që të mos teprohet. Në momentin e daljes nga dushi, aplikojini fëmijës një krem hidratuar sepse kështu do të eliminohen edhe kruarjet e lëkurës”.

Megjithatë, këto janë disa këshilla që duhen zbatuar.

– Përdorni ujë të vakët.

– Shmangni sapunin. Në vend të kësaj përdorni locion hidrarues për fëmijët.

– Përdorni peshqir shumë të butë.