LAJMI I FUNDIT:

‘El Chapo’ kundërshton ekstradimin e tij në SHBA

‘El Chapo’ kundërshton ekstradimin e tij në SHBA

Mbreti i drogës Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si ‘El Chapo’ ka paraqitur ankesë ligjore kundër esktradimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Kërkesa ligjore është dorëzuar nga avokatët e ‘El Chapo’.


“Ne kemi paraqitur ankesë ligjore kundër vendimit antikushtetues të miratuar nga ministria e punëve të jashtme në lidhje me ekstradimin e Joaquin Guzman në SHBA,” tha njëri nga avokatët për AFP, trasmeton koalb.com.

Guzman akuzohet për trafikim të drogës dhe për krim të organizuar nga shtatë juridiksione në SHBA.