LAJMI I FUNDIT:

Elina Duni, fryma e re e muzikës evropiane

Elina Duni, fryma e re e muzikës evropiane

Pas koncertit të saj madhështor në Teatrin Kombëtar, këngëtarja shqipare Elina Duni ka zënë faqet e gazetave më të mëdha botërore dhe një prej tyre është edhe tabloidi britanik, Guardian.

Guardian e përshkruan Elina Dunin si këngëtare revolucionariste, që ka filluar të ndryshojë muzikën evropiane, t’i japë asaj frymë të re.

Elina Duni këndon shqip dhe atë këngët autoktonte shqiptare, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite, ndërsa gjithë këtë me kuartetin e saj, në një frymë dhe mënyrë unike.


“Duni këndon në gjuhën shqipe, por ndonëse këto melodi ballkanike janë përpunuar me përkushtim të përpiktë, teknika e saj lëvizë nga tonalitetet e sakta, fjalët e ngjashme me himne, e deri te shmangia e improvizimeve pa fjalë në stilin e Norma Winstonet ose Sidsel Endresenit, teksa partneriteti i saj me trion e pianistit zviceran, Colin Vallon, përforcon finesën diskrete të ndjeshmërisë së saj për xhazin.”, shkruan John Fordham për Guardian.

Më tej këngët “Kur të kujtosh”, “Vajza e Valëve”, Erë Pranverore” dhe “Re Kambana”, këngë këto të vjetra shqiptare përshkruhen me ritme emocionale inovative e para së gjithash unike.

Elina Duni ka studiuar për muzikë klasike dhe jazz në Zvicër dhe ajo nuk e ka ditur asnjë këngë shqiptare deri para vitit 2004, kur ato u bënë qendër e inspirimit të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin

Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin "Time 100"

Magazina
Kalo në kategori