LAJMI I FUNDIT:

Elton John baba për të dytën herë?

Elton John baba për të dytën herë?

Ikona e muzikës, Sir Elton John, është bërë baba për të dytën herë, raportojnë mediat amerikane.

Këngëtari gej dhe partneri i tij David Furnish e kanë zgjeruar familjen pasi vajza surrogate e fëmijës së tyre ka lindur fëmijën e dytë të çiftit, raporton shtojca Page Six e New York Post.

Dyshja raportohet se janë mbështetur në të njëjtën vajzë e cila lindi fëmijën e tyre të parë, Zachary, në Ditën e Krishtlindjeve dy vite më parë (25 dhjetor 2010).


Femra, identiteti i të cilës vazhdon të mbetet sekret, besohet se ka rënë në kontakt me dyshen përmes një qendre surrogate prindërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/