LAJMI I FUNDIT:

Elvis Naçi do të ligjërojë në Sllupçan

Elvis Naçi do të ligjërojë në Sllupçan

Hoxha Elvis Naçi nga Shqipëria i cili kohëve të fundit është bërë shumë i kërkuar nga publiku, më 29 korrik do të jetë mysafir në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ligjërata e tij do të fillojë në ora 17:00 në sallën e sporteve të Shkollës Fillore “Faik Konica” të fshatit Sllupçan të Kumanovës.


Hoxhë Elvis Naçi ishte paraparë që ligjëratën e tij ta mbajë në xhaminë në të cilën kishte ligjëruar i ndjeri hoxhë Jakup Asipi, por për shkak të interesimit të madh të besimtarëve, është ndryshuar vendi i mbajtjes së tribunës, njoftojnë organizatorët./Telegrafi/