LAJMI I FUNDIT:

Emery: Nuk ka vend për Baccan

Emery: Nuk ka vend për Baccan

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery ka thënë se nuk ka hapësirë në skuadrën e tij për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca.

Kampionët francez tashmë kanë numrin maksimal të lojtarëve jashtë BE-së apo ekstra-komunitar të lejuara në skuadrën e tyre nga rregulloret e Ligës Franceze.


Kjo do të thotë se ata do të duhet të shesin të paktën një futbollist nga kontingjenti i tyre aktual që ata të nënshkruajnë me kolumbianin.

Emery shpreson që Sevilla të fitoj Superkupën e Evropës
Lexo po ashtu Emery shpreson që Sevilla të fitoj Superkupën e Evropës

“Bacca është një lojtar jo-evropian dhe ne nuk kemi hapësirë”, ka shpjeguar Emery në një konferencë për shtyp të enjten.

29-vjeçari ka qenë i lidhur me një numër të klubeve këtë verë, por është raportuar për një favorizim të një bashkimi me Emeryn, me të cilin ai ka punuar në Sevilla, para mbi një bashkimi me skuadrën e Barcelonës dhe West Hamit. /Telegrafi/