LAJMI I FUNDIT:

Enca dhe Bujupi fituesit kryesore ‘ZhurmaVMA12’

Enca dhe Bujupi fituesit kryesore ‘ZhurmaVMA12’

Përtej pritshmërive, një mega spektakël solli ‘Zhurma Video Music Awards 12’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Shkëlqimi u pa qysh në fillim në tapetin e kuq, ku parakaluan të ftuarit dhe artistët që solli një performancë magjike në praninë e publikut më të zjarrtë para Teatrit të Gjilanit. Ishte Albba Morina ajo që i priste mysafirët me pyetjet e saj në tapet.

Në mesin e më të vlerësuarve ishte këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila është shpallur mbretëresha e mbrëmjes, duke fituar çmimin Best Video me këngën ‘Bow Down’ në bashkëpunim me reperin Noizy. Ajo ka rrëmbyer edhe çmimet Best Female, Best Pop dhe atë të publikut.

noizy

Çmimin Best Video Encës e Noizyt ia ka ndarë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëshorten e ti,j Miken.

Pas fillimit të spektaklit ku hapjen e ka bërë Noizy – fitues i edicionit të kaluar të Zhurmës, kanë nisur të ndahen trofetë për artistët.

Nën prezantimin e publicistit të mirënjohur Milaim Zeka dhe Kaqusha Kamberi, eventi shpërfaqi edhe më shumë shkëlqim, pasi vetë Milaimi ishte ai që i dha tjetër dimension spektaklit.

Një ndër çmimet kryesore të ZhurmaVMA12 atë të Best Song e ka fituar Ardian Bujupi & Dalool me projektin e tyre të përbashkët ‘Na jena njo’.

‘Zhurma Video Music Awards 12’ edhe këtë vit e ka pasur përkrahjen e padiskutueshme të Komunës së Gjilanit.

noi1

Më poshtë është lista e plotë e çmimeve të Zhurma Video Music Awards:

Best NEW ARTIST F/M
Liza – Dont let you go
Bero – Love bitch

DIASPORA
Ari Blue – A jena a s’jena

Best BALADA
Mira Janji – Mon amour

Best FOLK
Baboo Darabuka ft.Big Mama & DJ Benity – Dheze dheze

Çmimi POPULLORE
Hysniu, Xeni & Enkelejda – Tradita Shqiptare

Best COUPLE
Ilirjana & Besart Halimi

Çmimi i TELEVIZIONIT F/M
Morena Taraku – Lule
Robert Berisha – MIA

Best ROCK
Troja – A e man n’men

Best POP
Enca – Dreq

Best RnB
Nora Istrefi – Sa t’kom dasht

Best HIP HOP
MC Kresha & Lyrical Son – Ky tipi

Best DANCE
Ardian Bujupi & Dalool – Na jena njo

Best FEMALE
Enca – Dreq

Best MALE
Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana

Best COLLAB
Etnon ft. Genta Ismajli – Shake it

Çmimi i NDERIT
Hivzi Krasniqi

Çmimi i INTERNETIT
Enca ft. Noizy – Bow down

Best SONG 2016
Ardian Bujupi & Dalool – Na jena njo

Best VIDEO 2016
Enca ft. Noizy – Bow down

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori