LAJMI I FUNDIT:

Ende flisni për Mavrajn? Ky gol i luanit tonë na ktheu shpresën, na çoi në Euro 2016! (Video)

Ende flisni për Mavrajn? Ky gol i luanit tonë na ktheu shpresën, na çoi në Euro 2016! (Video)

Sigurisht që jeni të gjithë të entuziazmuar me faktin që Shqipëria po merr pjesë në Euro 2016. Duhet ta dini që faktor kyç për realizimin e ëndrrës është pikërisht i shumë-kritikuari Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë pivotal dhe ndoshta arsyeja kryesore pse ne sot ëndërrojmë dhe mezi presim të shohim skuadrën e parë shqiptare ndonjëherë në një kompeticion të madh sportiv siç është kampionati evropian.

Mavraj, i cili po kritikohet për faktin se refuzoi të bart fanellën me logon e Birra Peja dhe ku u përfshi pa dashje në një debat mes fytyrave publike ku shumica e kanë “kryqëzuar” për bindjen e tij, ka preferuar në fakt heshtjen.


E ku ka më mirë se kur hesht, të flasin veprat për ty.

E tillë është situata me Mërgim Mavrajn, luanin tonë.

Shikoni foton: Ja koha kur Mërgim Mavraj festonte me birë, sot e kundërshton atë

Pasi që shpartalloi serbët midis Beogradit ku mbrojti bashklojtart dhe rrahu çetnikët serb të futur në fushë, Mavraj ishte stoik, duke shënuar një prej golave më të rëndësishëm në histori të mbarë kombëtares shqiptare.

Ishte sfida kruciale ndaj Armenisë në Elbasan Arena ajo ku u shfaq në skenë luani Mavraj për të kthyer shpresën, për të bërë ëndrrën realitet.

Teksa Shqipëria po luftonte për t’u rikthyer nga një disavantazh prej 1-0 në shtëpi ndaj Armenisë, ishte Mavraj ai që kur askush nuk e priti realizoi golin e kthesës.

Në minutën e 77-të pas një skeme super të organizuar nga lojtarët e Shqipërisë, ishte Ermir Lenjani që lansoi një krosim fenomenal te Mërgim Mavraj, i cili si një kolos i vërtet u ngrit për të goditur topin me kokë, me ç’rast heshtjen e pritjes dhe shpresës, e shndërroi me golin e tij në një britmë prej të cilës edhe lot filluan të dilnin në sytë e tifozëve, sepse kthesa po ndihej se po ndodhte në atë takim.

Pas golit të barazimit nga luani Mavraj, në minutat e fundit ishte Shkëlzen Gashi që po ashtu me një gol me kokë shënoi edhe golin e epërsisë për 2-1 për t’i siguruar tri pikët Shqipërisë.

Shikoni foton: Ja momenti kur Mavraj rrahu serbët midis Beogradit

Me këtë fitore Shqipëria arkëtoi tri pikë që ishin shumë të rëndësishme. Secili rezultat tjetër pos fitores në këtë takim do ta linte në shtëpi Shqipërinë.

E meritë e madhe që sot gëzojmë suksesin dhe ëndrrën i takon pikërisht Mavrajn.

Në vend të kryqëzimit për bindjet e tij krejtësisht personale, të shijojmë suksesin dhe ëndrrën, tifozët të mos merren me debate koti por të shijojnë këtë kohë, e analistët dhe fytyrat kontraverse publike të mbyllin gojën, sepse këtë ditë e kemi pritur të gjithë tash e sa kohë dhe për këtë ka kontribuar shumë pikërisht Mavraj.

Me apo pa birrë, ai është tejet i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare! Të gjithë krenarë me Mavrajn…