LAJMI I FUNDIT:

Ende mbetet i papastruar lumi Shkumbin

Ende mbetet i papastruar lumi Shkumbin

Lumi Shkumbin në Tetovë vazhdon të jetë përplot me gurë dhe i papastruar gjatë rrjedhës së tij brenda në qytet. I njëjti është përplot me rërë dhe gurë që vijnë nga pjesët më të larta dhe të njëjtat nuk janë larguar, gjegjësisht autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë masa për pastrimin e lumit, shkruan e përditshmja “Koha”.

Qytetarët janë revoltuar dhe shprehen se i njëjti duhet të pastrohet rregullisht, ndërsa banorët që jetojnë afër lumit Shkumbin akuzojnë edhe qytetarët e pandërgjegjshëm që hedhin mbeturina në lum. Ata nënvizojnë se një pasqyrë e këtillë në lumin e Tetovës zgjatë që nga koha e vërshimeve të këtij viti, pasi që me vete lumi ka sjellë shumë rërë dhe gurë nga pjesët më të larta të burimit të këtij lumi.


Banorët janë ankuar se autoritetet lokale duhet të marrin masa parandaluese në kohë, sepse tashmë në muajt në vijim pritet që të rritet niveli i ujit të lumit Shkumbin dhe rreziku për të vërshuar i njëjti – është i madh.

Në ndërkohë, nga Komuna e Tetovës kanë theksuar se kanë përgatitur një plan akcional, i cili është dorëzuar Qeverisë gjatë kohës së vërshimeve.

Burime të gazetës Koha bëjnë të ditur se në bazë të vlerësimeve të Komunës së Tetovës, për pastrim më të mirë të lumit nevojiten edhe 5 ton naftë shtesë, të cilët komuna i ka kërkuar nga Ministria e Ekologjisë. Pritet që javën e ardhshme të dihet nëse ministria do të marrë vendim pozitiv për këtë kërkesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori