LAJMI I FUNDIT:

Erdogan akuzon Rusinë se po furnizon PKK-në me armë

Erdogan akuzon Rusinë se po furnizon PKK-në me armë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Rusinë se përmes Irakut dhe Sirisë po furnizon me armë kundërajrore dhe raketa, ekstremistët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK).

“Në këto momente terroristët përdorin raketa kundërajrore, të cilat i kanë marrë nga Rusia. Organizata separatiste terroriste është e pajisur me këto armë. Ata këto armë i marrin përmes disa kanaleve që kalojnë përmes Irakut dhe Sirisë”, ka deklaruar Erdogan në aeroplan rrugës për në Diyabakir ku kishte qëndruar për fundjavë, transmeton Telegrafi.


“Organizata terroriste separatiste” është term që qeveria turke e përdorë në raport me PKK, edhe 30-vjet pas kryengritjes kundër shtetit turk ku mbetën të vrarë më shumë se 40.000 njerëz. /Telegrafi/