LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Nuk ndryshojmë ligjet anti-terror për vizat, ju në rrugën tuaj ne në tonën

Erdogan: Nuk ndryshojmë ligjet anti-terror për vizat, ju në rrugën tuaj ne në tonën

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka porositur Bashkimin Evropian se nuk do të ndryshojë ligjet anti-terroriste si kusht për liberalizimin e vizave që ofron Brukseli.

“Ju në rrugën tuaj, ne në tonën”, ka deklaruar Erdogan, transmeton Telegrafi.


Mesazhi që Erdogan ia dërgoi BE-së vjen vetëm një ditë pasi dha dorëheqje kryeministri turk Ahmet Davutoglu, i cili kishte negociuar me Bashkimin Evropian për regjimin e vizave si dhe marrëveshjen për ndaljen e valës së refugjatëve.

Evropa i ka kërkuar Turqisë të përmbushë pesë kritere, në mënyrë që qytetarët e saj të mund të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë, kurse në mesin e tyre është ndryshimi i ligjit për anti-terrorizmin në përputhje me rregulloret në Evropë.

Erdogan nuk dëshiron të lëshojë pe lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij Turqia është nën kërcënim të vazhdueshëm të terrorizmit. /Telegrafi/