LAJMI I FUNDIT:

Erdogan i shkruan popullit sms, i fton të ngrihen në këmbë

Erdogan i shkruan popullit sms, i fton të ngrihen në këmbë

Presidenti turk, Tayyip Erdogan gjithë qytetarëve të Turqisë u ka dërguar një mesazh në telefon, duke kërkuar nga ata që të ngrihen në këmbë për demokraci dhe paqe.

Mesazhi që erdhi nga “RT Erdogan” ishte i nënshkruar me emrin e tij të plotë Recep Tayyip Erdogan, gjithashtu i bënte thirrje popullit që të dalë në rrugë kundër komplotistëve.


Mesazhi i plotë i Erdoganit:

Bijtë e vlefshëm të popullit turk. Kjo është një lëvizje prej një ekipit të vogël, të cilët kanë marrë armët dhe automjeteve ushtarake në zhvatje sikur në vitet e ’70-ta kundër popullit në Ankara dhe Stamboll.

I nderuar populli turk, dilni në përkrahje demokracisë suaj. Ju ftoj të dilni në rrugë dhe t’i dilni në mbrojtje popullit tuaj kundër këtij grupi të cilët mendojnë që qytetarët nga frika mund t’iu dorëzohen.

Mbroje shtetin dhe popullin tënd.

Kjo është hakmarrja ndaj atyre që tentuan grushtetin (Foto,+18)
Lexo po ashtu Kjo është hakmarrja ndaj atyre që tentuan grushtetin (Foto,+18)