LAJMI I FUNDIT:

Ermali: Françin e kam shumë për zemër

Ermali: Françin e kam shumë për zemër

Ermal Merdani ka pohuar se ai ende e ka shumë për zemër ish të dashurën e tij Françeskën, dhe nuk mohon faktin e dëshirës së ribashkimit të tyre.

Ish-banori i Big Brother Albania, në një intervistë në Shqipëri ka folur për ish të dashurën e tij, duke pohuar se ata ende janë miq të mirë dhe se ende ka ndjenja për të.
“Me Françeskën jemi miq. Jemi takuar, kemi pirë kafe..Tani jemi shokë dhe s’kemi asnjë konflikt me njëri-tjetrin. Veç kësaj, e kam për zemër”, ka thënë Ermali.
E mundësinë e ribashkimit të tyre, ai nuk e mohon.
Me buzëqeshje ai thotë: ”Nuk dua të them jo, apo kurrë, sepse asnjëherë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë”.