LAJMI I FUNDIT:

A është EULEX-i peng i një marrëveshjeje të re Kosovë – BE?

A është EULEX-i peng i një marrëveshjeje të re Kosovë – BE?

Këshilli i BE-së e ka miratuar të martën vendimin që mundëson zgjatjen e misionit të EULEX-it, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësuesës së Lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini.

Ajo ka shtuar se Mogherini do i përgjigjet letrës tashmë të dërguar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel rreth kësaj teme.


“Përfaqësuesja e Lartë do t’i përgjigjet letrës së presidentit Thaçi, ashtu siç ekziston tashmë praktika për këtë gjë; ndërkohë ne jemi duke e vazhduar punën me autoritetet e Kosovës me qëllim që të përfundojmë të gjitha përgatitjet për ripërtrirjen e mandatit të EULEX-it. Sa i përket procedurave të brendshme të BE-së, Këshilli e ka miratuar sot vendimin që mundëson zgjatjen e misionit të EULEX-it”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Kocijançiq.

Zyrtarët e BE-së në Prishtinë, ndërkaq kanë vazhduar gjatë tërë ditës së sotme bisedat me autoritetet në Prishtinë, përfshirë edhe me presidentin Thaçi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it.

Radio Evropa e Lirë mëson se përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës kanë kërkuar nga BE-ja që EULEX-i të mos hap më raste të reja për çështjet që ndërlidhen me korrupsion dhe krim të organizuar dhe që të gjitha këto raste t’i kalojnë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kjo është çështja për të cilën ende nuk është arritur një marrëveshje me zyrtarë të BE-së, në këtë rast me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Kuvendi i Kosovës që duhet ta ratifikojë letërkëmbimin ndërmjet presidentit Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Mogherini, tash për tash nuk ka arritur të mblidhet megjithëse mandati i misionit përfundon mesnatën e së martës, 14 qershor.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i ka thënë Radios Evropa e Lirë përmes telefonit se sonte nuk do të ketë seancë, ndërsa ka përmendur se po vazhdojnë negociatat për hartimin e projektligjit për këtë çështje.

“Sot nuk ka pasur dhe nuk do të ketë seancë, janë duke u zhvilluar biseda, duke u bërë analiza që të gjejmë variantin më të mirë të mundshëm. Normalisht në jemi të vetdijshëm që duhet të kemi bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Ne në fakt jemi të interesuar të thellojmë bashkëpunimin me BE-në”, ka thënë Grabovci.

Megjithatë, Radios Evropa e Lirë nga deputetë të tjerë të Kuvendit i është thënë se Parlamenti do të pres derisa të mos arrihet një pajtueshmëri në mes të institucioneve të Kosovës dhe BE-së për zgjatjen e mandatit të misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Ka gjasa që Kuvendi të mblidhet gjatë ditëve në vijim.

Misioni i BE në Kosovë, EULEX është ftuar nga autoritetet e Kosovës pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Mandati i tij ndërkaq u zgjat me një letër-këmbim të para dy viteve ndërmjet atëbotë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të asaj kohe në BE, Catherine Ashton.

Misioni për sundimin e ligjit, deri tani e ka pasur të drejtë ekskluzive trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, korrupsionit, dhe krimeve të tjera të rënda. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori