LAJMI I FUNDIT:

A është ky qeni më i gjatë në botë? (Foto/Video)

A është ky qeni më i gjatë në botë? (Foto/Video)

Në Penmaen të Walesit, jeton një qen gjigant, që së shpejti pritet të kurorëzohet si qeni më i gjatë në botë.

Kur ngrihet në këmbët e tij të pasme, Major ka lartësi 2.1 metra, ndërsa peshon 76 kilogramë. Pronarët e tij, Brian dhe Julie Williams, thonë se ai duket i frikshëm, por është aq i butë, sa nuk e lëndon as një mizë, transmeton Telegrafi.


A është ky qeni më i gjatë në botë foto 2

Kafsha trevjeçare fle afro 22 orë në ditë në dyshek të madhësisë së njerëzve të rritur, ndërsa ka dietë speciale që përmban oriz dhe mish pule.

A është ky qeni më i gjatë në botë foto 3

“Është qeni me zemrën më të madhe në botë. Pos që është i lartë, ai është edhe shumë i dashur dhe i dëgjueshëm”, ka thënë Brian. “Njerëzit tremben kur e shohin për herë të parë, por më pas mësohen me të, sepse është shumë i shoqërueshëm”!

A është ky qeni më i gjatë në botë foto 4

Ky qen gjigant, që është më i lartë se një kalë poni, pritet të vizitohet nga zyrtarët e Guenisit, për t’i dhënë rekordin për gjatësi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Ankesa

Ankesa

U refuzua nga

U refuzua nga "universiteti i ëndrrave", postimi i djaloshit ngjall reagime në rrjete sociale

Fun
Kalo në kategori