Punimet e tij gjinden në shumë gazeta, portale e faqe të fotografisë. Ai është intervistuar nga media me nam botëror, të cilat kanë publikuar veprat e tij të jashtëzakonshme.
Adrian Limani është një 21 vjeçar nga Lugina e Preshevës. Jeton në Luginën e Preshevës dhe njëkohësisht është student që vijon studimet ne Universitetin e Evropës Juglindore ne Tetove, Maqedoni.
Në kohën e lirë ai shndërrohet në fotograf autodidakt. Punimet e tij gjinden në shumë portale dhe uebsajte të fotografisë. Ai ka dhënë intervista të ndryshme për revista ndërkombëtare mbi punën e tij, ndërsa gjatë kësaj periudhe arriti dhe suksesin më të madh, pasi punimet e tij u publikuan në mediat më të njohura botërore, si Daily Mail, The Sun, The Telegraph, The Australian, National Geographic e shumë portale dhe gazeta tjera botërore.
Duke folur për suksesin, ai thotë se ky është vetëm një fillim shumë i mirë për dhe se do të vazhdojë të bëjë gjëra interesante të ndryshme, në mënyrë që përsëri të zgjojë kureshtjen e shumë mediave tjera botërore.
Pasioni për fotografinë Adrianit i ka lindur që herët, rreth moshës 14-15 vjeçare, atëherë kishte filluar të merret dhe me dizajne të ndryshme. Para se të fillonte me fotografinë, është marrë me ‘dizajn grafik’, ku ka pasur shumë sukses edhe në shumë forume online ndërkombëtare. Ndërkohë, pasioni tij për fotografinë rritej duke shfletuar dhe ‘naviguar’ nëpër internet.
“Fillova të merrem me fotografi në moshën 17-vjeçare dhe ishte një ndjesi shumë e bukur. Koleksioni i parë i fotografive që kam bërë ka qenë një koleksion dimëror, ku përfshiheshin natyra dhe peizazhi”, tregon ai.
Atij i pëlqen të bëjë fotografi të llojeve të ndryshme, mirëpo e veçon kategorinë ‘FineArt’ (Art i Bukur). Adriani shpreson që së shpejti të bëjë një ekspozitë personale me punimet e tij, duke kërkuar edhe mbështetjen e Ministrive të Kulturës, qoftë të Kosovës ose të Shqipërisë.
“Arsyeja pse më pëlqen dhe jam fokusuar pikërisht në këtë rrymë, është sepse në të vërtet mund të shprehësh atë çfarë ti ndjen. Sot çdokush mund të jetë një fotograf i një rryme të caktuar dhe mund të kapë momente të bukura, mirëpo FineArt dallon nga të tjerat se, mendoj, jo çdokush mund të bëjë një gjë të tillë. Arsyeja pse e them këtë është se në rrymat tjera ti bën fotografi, ndërsa në FineArt i krijon ato. Ky është edhe avantazhi i FineArt nga rrymat tjera sepse të bësh/ta shkrepësh një fotografi të mirë nuk është dhe shumë e vështirë, ndërsa ta krijosh atë është paksa e ndërlikuar pasi duhet të kesh imagjinatë dhe ide të pafundme”, thotë Adriani.
Cilët kanë qenë faktorët që ju kanë nxitur për të ndjekur këtë zhanër (atë që ju përdorni më shumë) fotografie?
Faktori kryesor që më nxit dhe më pëlqen të vazhdoj të punoj më shumë në këtë zhanër është vetë termi ‘Art’. Si çdo artist tjetër qoftë piktor, skulptor, muzikant që paraqesin frymëzimet e tyre nga zhanri që kanë, mua më ka pëlqyer gjithnjë arti dhe në këtë lëmi dhe zhanër kam gjetur veten për të shfaqur artin dhe frymëzimin që kam. Në vetvete, zhanri ‘FineArt’ të jep vërtet titullin e një artisti.
Cila është gjëja më e mirë e të qenit fotograf?
Gjëja më e mirë e të qenit fotograf është fakti se ti mund të kapësh një moment unik, një emocion të veçantë dhe mund ta ruash atë gjatë gjithë jetës. Të qenit fotograf është gjithashtu një hobi shumë i mirë, je emocionalisht i lidhur më shumë me gjithçka që të rrethon në botën reale, bëhesh pjesë e saj dhe mundohesh ta ‘ruash’ atë e ta shpërndash më vonë.
Çfarë e bën punën tuaj ndryshe nga tjerët? Çfarë aparati përdorni?
Unë bazohem në fotografitë e mia që bëj duke i kombinuar ato. Dhe kjo gjë të bën të jesh unik nga të tjerët. Aparati që përdor është Nikon D7000. Do të vazhdoj të bëj fotografi të ndryshme duke i bërë ato sa me interesante dhe tërheqëse…
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkurta Haxhiu: Asgjë nuk mund ta evitojë atë që fati të ka përcaktuar
Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së: Intervistë me shkas e me shkak
Shkencëtarja Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj për çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë” në Graz: Shkencën dhe mjekësinë i ndjej në shpirt
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën