LAJMI I FUNDIT:

A është Maqedonia “eksperiment” i trinomit SHBA-BE-Rusi?

A është Maqedonia “eksperiment” i trinomit SHBA-BE-Rusi?

Në kushte të krizës politike të cilitdo shtet Ballkanik, zgjidhja e saj automatikisht të orienton nga SHBA dhe BE-ja. Mirëpo ç’ po ndodh me Maqedoninë? Ky shtet që ka humbur rrugën në oborrin e saj, tani më një kohë të gjatë nuk po i’a del dot të gjejë aleatët e saj të vërtetë. Nga njëra anë SHBA-të dhe BE-në, nga ana tjetër Rusinë. Andaj portali tesheshi.com ka hapur dilemën nëse Maqedonia po shihet më shumë si eksperiment ndërmjet këtyre Fuqive të Mëdha në Gadishullin Ballkanik për interesat e tyre gjeopolitike, se sa që po e ndihmojnë të gjejë rrugëdalje nga kriza politike që ky shtet po e vuan tashmë një kohë të gjatë.

Sipas ekspertit për çështje të politikave të jashtme, Selim Ibrahimit, për të vlerësuar rolin e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni, së pari duhet pritur se si do të përfundojnë bisedimet ndërmjet partive politike.


“Kriza në Maqedoni është reflektim i keq menaxhimit të brendshëm nga partitë politike dhe gërshetimit të interesave të Fuqive të Mëdha në Gadishullin Ballkanik.Ka qenë Uashingtoni i cili ka pastruar terrenin e politikave ruse duke filluar nga Evropa Lindore e deri në Ballkan.Në Maqedoni nuk mund të presim që brenda një kohe të shkurtur të ndryshojë gjendja e krijuar nga qeveritë e që përshkak të interesave gjeopolitike nuk arritën të anëtarësojnë vendin në NATO. Diplomacia e BE-së nuk ka qenë unike dhe kjo ka ndikuar që liderët e dikurshëm demokrat të luajnë rolin e një autokrati . Duhet të presim se si do të përfundojnë bisedimet në mes partive politike për të vlerësuar rolin e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni”, ka deklaruar Selim Ibrahimi.

Mirëpo si mburojë e sigursë për rajonin dhe Maqedoninë sipas Ibrahimit ngel NATO dhe në qoftë se do të lindin ide dhe platforma shtesë, atëherë dekada do të ishe e disfavorshme për Maqedoninë.

“Unioni Evropian është në kirzë të përhershme dhe këtu i vetmi faktor mbetet Uashingtoni me politikat e zhvilimit dhe transformimeve të thella ligjore në Maqedoni.Faktori politik shqiptar duhet ta definojë interesin në këtë gjeopolitikë të emocioneve në mes BE-së, Rusisë dhe SHBA-ve në Ballkan.

Nga ana tjetër gazetari i njohur, Nazim Rashidi ka thënë se Maqedonia nuk është eksperiment i askujt, por Maqedonia mund të ketë zhvillime ndaj të cilave vende të ndryshme reagojnë sipas interesave të tyre.

“Maqedonia vetë ka raporte të caktuara dhe prandaj ndyshon kur vende aleate ndërhynë me dëshirë për të ndihmuar dhe mbase vende të tjera për interesat e tyre gjeopolitike. Por esenca është se këto reagime vijnë kryekëput si rrjedhojë e politikanëve, vendimeve dhe sjelljeve të tyre. Vetëm vendimet dhe vizionet e tyre afrojnë ose largojnë, ndihmojnë ose ç’bëjnë interesat e huaja”, shprehet për tesheshi, Nazim Rashidi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori