LAJMI I FUNDIT:

Është prezantuar modeli ‘pick-up’ i Chevrolet S10 (Foto)

Është prezantuar modeli ‘pick-up’ i Chevrolet S10 (Foto)

Kompania General Motors në Brazil ka prezantuar pick-up-in e modernizuar, Chevrolet S10, shitja e të cilit zyrtarisht do të nisë muajin e ardhshëm.


Konsumatorëve do t’u ofrohen katër paketa për modifikim – LS, LT, LTZ dhe High Country; dy motorë – 2.5-litër FLEX dhe 2.8-litër Duramax; dy marshe – manual me gjashtë shpejtësi dhe automatik me 6 shpejtësi; tre karroceri – Chassis, Single dhe Double, transmeton Koha.net.

Gjithashtu thuhet se ky Chevrolet S10 do të jetë në dispozicion në dy versione – 2WD dhe 4WD, si dhe do të vjen me amortizatorët e modifikuar dhe sistemin e frenave të modifikuar.