Rrjeti sportiv ESPN ka analizuar arsyet se pse të gjithë nesër në darkë duhet të jenë të fokusuar te ndeshja Rumani-Shqipëri dhe jo te ajo mes Francës dhe Zvicrës.
Luhet për gjithçka ose asgjë
Rumani-Shqipëri nuk duket shumë e bukur në letër, por mund të kthehet në një klasike. Përballë vihen dy skuadra të pavlerësuara, të mallkuara nga mungesa e fatit, me një mundësi për t’u kualifikuar. Nuk ka arsye se pse të luhet për një barazim. Ky rezultat do të ishte një eliminim i sigurt për Shqipërinë dhe mundësisht edhe për Rumaninë. Vetëm një fitore jep shanse. Dy skuadrat janë treguar të kujdesshme në dy ndeshjet e para: treguan përkushtim për të mos bërë ndonjë budallallëk që mund t’i dërgonte mes grupit të 8 ekipeve të para që do të largohen nga Franca. Por ky moment ka kaluar. Tani është koha që të mos mendojnë për kujdesin, transmeton Panorama Sport.
Shqipëria nuk dorëzohet kurrë
Shqipëria është mbresëlënëse: një skuadër me kaq pak resurse por e bekuar me sa duket me kurajë të palimituar. Shumë skuadra do të ishin dorëzuar pasi të kishin humbur kapitenin në pjesën e parë në ndeshjen e parë, por djemtë e Xhani De Biazit dukej sikur e injoruan kartonin e kuq të Lorik Canës dhe u hodhën në sulm. Zvicra po kryesonte me një gol avantazh por e pa veten të përballej me një kundërsulm të pamenduar. Shqipëria vuri në vështirësi zviceranët duke refuzuar që të shqetësohej për problemet e situatës në të cilën gjendej.
Ata ishin edhe më të shkëlqyer ndaj Francës në Marsejë, duke kapitalizuar pasigurinë e vendasve dhe thuajse duke i siguruar vetes një pikë. Të thuash që Shqipëria meriton më shumë për përpjekjet që ka bërë, është praktikisht gjëja më e sigurt e kësaj vere.
… dhe ato janë të rrezikshëm nga krahët
Të dielën, për herë të parë, ata do të kenë mundësi të barabarta. Rumania ka forcë, por nuk është Franca. Nuk do të jetë e nevojshme që të presin të tërhequr. Shqipëria mund të luajë sipas dëshirës së saj. Forca e tyre më e madhe, përveç frymës luftarake, është aftësia për të shpërthyer me shpejtësi nga krahët. Dy mbrojtësit e krahut, Agolli dhe Hysaj, nuk e kanë aspak problem të kalojnë mesfushorët e krahëve, Lenjani dhe Lila. Nëse Memushaj, i jashtëzakonshëm kundër Francës, mund të sigurojë më shumë mbështetje për sulmuesin punëtor Sadiku, Shqipëria mund t’i krijojë probleme Rumanisë.
Edhe Rumania ka qenë e pafat
Rumania ka një pikë që tani, por mund të kishin qenë dy të tilla. Një penallti e Bogdan Stançu thuajse i siguroi një pikë ndaj organizatorëve francezë në Paris. Por u mposhtën nga një moment gjenialiteti spektakolar të Dimitri Paje. Kujtoni që ata mund të kishin kaluar në avantazh që në 5 minutat e para, të ndaluar vetëm nga një pritje e pabesueshme e Hugo Loris. Ashtu si Shqipëria, mund të mbrojnë mirë, por ata do t’i gëzohen mundësisë që kanë për të marrë iniciativën. Janë gati për ta bërë një gjë të tillë.
Shfaqja e fundit e Angel Jordaneskut
Kjo është hera e tretë ku Angel Jordanesku merr drejtimin e Rumanisë, por ai do të asociohet gjithmonë me herën e parë. Ai ishte trajneri i kombëtares në vitin 1994, kur fitoret kundër Kolumbisë dhe SHBA, i krijuan kushtet për një fitore të pabesueshme 3-2 ndaj Argjentinës. U eliminuan vetëm me penallti nga Suedia. Jordanesku braktisi senatin rumun për një mundësi tjetër në këtë detyrë dhe ndonëse përsëritja e asaj paraqitje është shumë e pamundur (askush në skuadër nuk i afrohet klasit të Haxhit), ai nuk ka ndërmend të dëmtojë imazhin e tij me një largim të shpejtë në fazën në grupe.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj