LAJMI I FUNDIT:

Eto’o lëvdon Messin

Eto’o lëvdon Messin

Sulmuesi i Anzhi Makhachkala, Samuel Eto’o, ka lëvduar për ish-bashkëlojtarin e tij tek Barcelona, Lionel Messin.

Kishte kaluar kohë e gjatë që Eto’o nuk kishte folur për ish-ekipin e tij, Barcelonën. Ndërsa, tani ai ka thyer heshtjen për këtë gjë, duke e lavdëruar argjentinasin, Lionel Messi.

“Messi është Zot, si person e edhe më shumë si lojtar. Unë e kam njohur atë që kur ishte fëmijë dhe e kam përcjellë duke u rritur”.


“Ai i meriton të gjitha. Shpresoj që ta fitojë Kupën e Botës me Argjentinën. Ai është një djalë i mirë dhe unë i uroj gjithë të mirat”, ka thënë kamerunasi Eto’o./Telegrafi/