0Shares

Zyrtarët e EULEX-it njëherë për njëherë nuk ndihen të obliguar për të informuar Kuvendin e Kosovës për situatën në veri. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka deklaruar për Telegrafin se deri tash misioni evropian nuk ka marrë ndonjë kërkesë për të informuar deputetët për gjendjen në veri.

Ideja që EULEX-i të informojë është hedhur nga anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, Fatmir Xhelili.

Deputeti i partisë në pushtet kishte deklaruar se informimi nga institucionet e sigurisë vendase dhe ndërkombëtare është më se i nevojshëm, për shkak se në veri të Kosovës është tensionuar situata, që mund të jetë edhe pasojë e procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Xhelili ka deklaruar më herët se do të angazhohet që EULEX-it të dërgohet një kërkesë zyrtare, ndërsa pret që misioni evropian të reflektojë pozitivisht.

Sipas tij, për të përmirësuar situatën e sigurisë duhet që të ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)