LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i pa mandat, nuk mbahet seanca e sotme ndaj Azem Sylës dhe grupit

EULEX-i pa mandat, nuk mbahet seanca e sotme ndaj Azem Sylës dhe grupit

Avokati Tomë Gashi i ka thënë KosovaPress-it se seanca gjyqësore e cila ishte paraparë të mbahej sot ndaj ish-deputetit, Azem Syla dhe të tjerëve nuk është mbajtur.

Kjo për arsye që, siç thotë Gashi, mandati i EULEX-it ka përfunduar dhe nuk dihet nëse do të vazhdohet.


“Kanë anuluar të gjitha seancat që kanë qenë për sot, nesër dhe të premten, dhe në rast se i vazhdohet mandati i EULEX-it atëherë ne do të njoftohemi me kohë dhe do të vazhdojmë ashtu si janë procedurat”, ka thënë avokati i Sylës, Tomë Gashi.

Ai tutje ka shtuar se gjithçka do të varet edhe nga kompetencat që EULEX do të ketë më tej.

“Varet a i vazhdohet mandati me kompetenca të njëjta dhe nëse kompetencat ndryshohen atëherë mund të ndodh që EULEX nuk mund të ketë kompetenca që të merret me rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve”, tha Gashi përmes telefonit për KosovaPress.