LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i përsëri shtyn seancën ndaj Azem Sylës

EULEX-i përsëri shtyn seancën ndaj Azem Sylës

Seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla është shtyrë për datën 11 korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Tom Gashi përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net. Këto seanca ishin paraparë të mbaheshin më 6, 7 dhe 8 korrik.


Azem Syla, bashkë me 51 persona të tjerë, dyshohen për veprat penale: krim i organizuar, shpëlarje parash, keqpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe dhënie e marrje ryshfeti.

Gashi gjithashtu ka thënë se EULEX-i vazhdon të mos i dorëzojë lëndët te prokurorët dhe gjyqtarët vendor, për shkak të mos besimit.

“EULEX-i prapë me praktikën e njëjtë të muajve të fundit, tani përsëri i shtynë seancat e hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve edhe për datën 11 korrik 2016.

EULEX-i vazhdon të mos i dorëzojë lëndët tek prokurorët dhe gjyqtarët vendor, ngase atyre nuk iu beson, ndërsa vetë që dy muaj nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë rast por vazhdon ta dënojë Azem Sylen dhe të tjerët duke i mbajtur në paraburgim”, ka shkruar Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori