LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i s’ka mandat të marr asnjë vendim juridik

EULEX-i s’ka mandat të marr asnjë vendim juridik

Tani për tani nuk do të ketë seanca gjyqësore ndaj ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, pasi që EULEX-it i ka përfunduar mandati i saj në Kosovë.

Sot në Pallatin e Drejtësisë, kur ishte paraparë edhe që të mbahej seanca ndaj Sylës dhe të tjerëve të cilët akuzohen për tjetërsim të pronave, kryetarja e panelit ka deklaruar se EULEX-i nuk ka më mandat në Kosovë dhe për këtë deri sa të vendoset për mandatin e EULEX nuk do të ketë seanca ndaj Sylës dhe të tjerëve.


Tomë Gashi, avokat mbrojtës i Azem Sylës tha për KosovaPress se EULEX është mysafire në Kosovë dhe se ky mision nuk ka të drejtë që të ndërmarr asnjë vendim juridik.

“Meqenëse nuk ka mandat ata nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim hetimor, as prokurorët, gjyqtarët dhe as hetuesit. Faktikisht EULEX-i ka mbetur si mysafir në shtetin e Kosovës, por më nuk ka në të drejtë që të ndërmarrin kurrfarë vendimesh juridike. Seanca e sotme ndaj Azem Sylës, e nesërmja dhe e premtja janë shtyrë derisa eventualisht Kuvendin e Kosovës të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it apo jo dhe nëse eventualisht vazhdon mandati i EULEX-it a do të ketë kompetenca të njëjta siç ka i pas deri në ditën e djeshme apo deri në mesnatën e sotme. Nëse kompetencat ndryshohet atëherë është në pikëpyetje se kush do të merret me rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve. Me siguri që gjyqtarja ka qenë korrekte nuk ka dashur që të bëjë gabime procedurale”, tha Gashi për KosovaPress.

Ish-deputeti Syla dhe të tjerët do të qëndrojnë në paraburgim, dhe se kjo siç tha Gashi nuk është shkelje ligjore pasi që vendimi është marrë nga gjyqtarët e EULEX me propozimin e prokurorit të EULEX.

“Vendimi nuk është i ditës së sotme. Sikur sot dikujt t’i vazhdohet paraburgimi do të ishte e paligjshme dhe kundër kushtetuese, por rasti është vendos para dy javëve. Tani gjendet ankesat në Gjykatën e Apelit, por vendimi për vazhdimin e paraburgimit sa do që është i padrejtë është i ligjshëm sepse gjyqtarët e EULEX-it e kanë marrë në periudhën kohore kur kanë pas kompetenca, kanë qenë të emëruar të zgjedhurve me mandat të plotë të punës së tyre në kuadër të misionit të sundimit të ligjit. Sot nuk ka ndryshuar asgjë për askënd sa i përket vazhdimit të paraburgimit apo të qenit në paraburgim apo me masa të tjera”, ka treguar Gashi.

Avokati Gashi, ka potencuar se nuk ka mundësi që EULEX të vazhdoj me rastin e Azem Sylës, duke theksuar se përveç rasteve të profilit të larë në të cilat EULEX është duke punuar, gjithçka ka lidhshmëri me fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

Ai shtoi se tani është një situatë e jashtëzakonshme, dhe se askush në Bruksel nuk e ka pritur që kërkesa e presidentit të jetë e ashpër.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, askush në Bruksel nuk e ka pritur këtë, por nuk e ka pritur që kërkesa e presidentit do të jetë aq e ashpër, ngase është kërkuar reduktimi drastik i kompetencave të misionit të EULEX-it. Kjo letër ka qenë motivi apo arsyeja pse nuk është vazhduar në formë të njëjtë ngase më herët me letër-këmbime të ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe zyrtarëve të Brukselit është vazhduar gjithmonë mandati i EULEX-it nga dy vjet. Unë nuk e di se si do të veprohet, por mendimi im personal është që të mos i vazhdohet fare mandati EULEX-it”, tha Gashi për KosovaPress.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori