LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, bie inflacioni

Eurozonë, bie inflacioni

Inflacioni i Eurozonës në muajin prill ka rënë përsëri. Sipas të dhënave të së premtes, nivelet e papara të masave stimuluese nga Banka Qendrore Evropiane nuk janë duke funksionuar.

Agjencia e statistikave Eurostat, ka thënë se inflacioni në prill ishte negative për 0.2 për qind, krahasuar me 0 për qind në mars.
Analistët e anketuar nga Factset, kompani hulumtuese e të dhënave, e kishin paraqitur një inflacion prej zero për qind, shkruan France24.

Papunësia në Eurozonë ka rënë në muajin mars për 10.2 për qind, ka thënë Eurostat, duke shtuar se ky është niveli më i ulët në katër vjetët e fundit.

Ndërkohë rritja në eurozonë është forcuar për 0.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2016. Të dhënat zyrtare të BE-së treguan dhe se ka shenja se ekonomia e ngadaltë në Evropë mund të përmirësohet. /Telegrafi/