LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, rënie edhe më 2013

Eurozonë, rënie edhe më 2013

Ekonomia e Eurozonës do të vazhdojë recesionin edhe në vitin 2013, pavarësisht shenjave se rënia është zbutur lehtësisht gjatë dy muajve të fundit. Ky përfundim u arrit nga agjencia e specializuar ekonomike “Markit”, e cila zhvilloi një sondazh, rezultatet e të cilit u publikuan ditën e mërkurë.

Sipas indeksit të fuqisë blerëse të bizneseve të Eurozonës, pati një rritje në 46,5 në nëntor, nga 45,7 i muajit tetor. Çdo indeks nën 50 dëshmon rënie.

Kjo e thënë ishte më optimiste nga parashikimet e zymta, por megjithatë, për “Markit”, disa kur ekonomia europiane do të rikthehet në rritje është ende e largët. ”Pavarësisht një zbutje të rënies ekonomike, ka pak elementë që të bëjnë të besosh se Eurozona do të dalë nga recesioni së shpejti’, argumentoi “Markit”.


”Rajoni pritet të vuajë nga rënie të mëtejshme ekonomike, të paktën në muajt e parë të 2013-s, ndikuar nga kriza e borxheve, fuqia e ulët blerëse, mungesa e besimit të ekonomisë dhe rënia në volumin e tregtisë botërore”. /Telegrafi/