LAJMI I FUNDIT:

Eurozonën e rrok papunësia

Eurozonën e rrok papunësia

Papunësia regjistrohet në kuota të qëndrueshme në muajin gusht në eurozonë me 10.1 për qind duke shënuar nivelin më të ulët të arritur që nga korriku i 2011, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave, Eurostat.

Kjo shifër përputhet me parashikimet e analistëve të anketuar nga ofruesi i shërbimeve financiare Factset.


Një pabarazi e ndjeshme shënohet në mesin e vendeve që kanë miratuar monedhën e përbashkët.

Gjermania, ekonomia e parë në zonën euro publikoi nivelin më të ulët të papunësisë në muajin gusht, 4.2 për qind.

Nga ana tjetër, norma më e lartë e papunësisë u regjistrua sërish në Greqi (23.4 për qind në qershor 2016, sipas të dhënave të fundit në dispozicion) dhe në Spanjë (19.5 për qind). Franca e ka përcaktuar pak më pak se mesatarja me një normë prej 10.5 për qind. /Telegrafi/