LAJMI I FUNDIT:

Evra: Ferguson do të na largojë nëse na arrin City

Evra: Ferguson do të na largojë nëse na arrin City

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ka bërë shaka duke thënë se në rast se Manchester City arrin Djajtë e Kuq, atëherë skocezi do të ndërrojë gjithë ekipin.

“Ishte ndeshje e çmendur ajo ndaj Newcastle. Për dashamirët e futbollit, ishte sfidë fantastike. Në fund, ishte fitore e madhe për ne”.

“Unë kurrë nuk i kam parë lojtarët aq të kënaqur në zhveshtore këtë sezon. Në fund të pjesës së parë Ferguson na tha se nëse e fitojmë këtë ndeshje, do të kishim gjasa të mëdha për titull”.


“Por, mos harroni. Ne ishim shtatë pikë para Cityt sezonin e kaluar dhe humbëm në fund për diferencë golash. Nëse e bëjmë këtë sërish këtë sezon, Ferguson do të na largojë të gjithëve”, ka potencuar Evra. /Telegrafi/