LAJMI I FUNDIT:

Evropianët e rinj me “hise” në institucione

Evropianët e rinj me “hise” në institucione

Rinia Evropiane e Kosovës përmes qeverisë së tyre së bashku me institucionet e Kosovës kanë filluar ta implementojnë programin e tyre për fuqizimin dhe pranimin e të rinjve me përvojat e tyre në institucionet kryesore të Republikës së Kosovës, duke dërguar këshilltarë për çështje të të rinjve pranë institucioneve kryesore si Kuvendi disa nga ministritë dhe dikasteret tjera kryesore në vend, e gjithë kjo me qëllim të fuqizimit të rinisë brenda institucioneve të Kosovës.

Të rinjtë pjesëmarrës të këtij programi do të jenë të diplomuar në institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe detyrë kryesore kanë zhvillimin e aktiviteteve për politika më të mira për sektorin e rinisë.

Presidenti i Rinisë, Avdullah Hasani u shpreh: “Me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve të të rinjve me institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe me synim që të rrisë praninë e të rinjve në jetën institucionale, aty ku bëhen politikat publike, ku të rinjtë do mund të kontribuojnë nga afër në zhvillimin e politikave në favor të qytetarëve të Kosovës, nëpërmjet programit të “Evropianëve të rinj”, kemi filluar që së bashku t’i zbatojmë memorandumet e bashkëpunimit me të gjitha institucionet respektive duke ndikuar kështu që për herë të parë në Kosovë të zhvillojmë një program të tillë dhe me shpresë shumë produktivë për institucionet dhe gjeneratën e re”.

Ndryshe ky program, përveç institucioneve kryesore të vendit përkrahet edhe nga ambasadat e huaja në vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori